Karlo Ançeloti lavdëron sulmuesin brazilian dhe portierin e tretë

Pas suksesit 4-2 ndaj Osasuna në kampionat, skuadra e Real Madrid është rikthyer në stërvitje. Madrilenët kanë 8 pikë epërsi në renditje ndaj Barcelona, ndërkohë që ky sukses është motivim edhe për të ardhmen e këtij sezoni. I këtij mendimi është trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti.

“Jam shumë krenar për të gjitha këtë fitore, jam shumë i lumtur që fitoj këtu dhe luajmë mirë. Janë tre pikë shumë të rëndësishme për të ecur përpara në renditje. Luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë.

Vinicius JR?

Ai është një lojtar vendimtar për atë që po jep për momentin. Ai shënoi dy gola dhe gjithashtu shënoi në ndeshjet e mëparshme. Ai mund të shënonte më shumë, ai ka qenë gjithmonë efektiv.

E komplimentova Vini Jr sepse luajti një ndeshje të jashtëzakonshme. Lexonte shumë mirë situatat dhe lëvizte shumë mirë pa top. Në këtë drejtim ai është përmirësuar më shumë. Me top është gjithmonë efektiv dhe pa top për momentin është spektakolar.

Vini është shumë i shpejtë dhe lëviz me kohë të mirë. Ai është një lojtar shumë i rrezikshëm dhe të gjithë e vënë re këtë. Tifozët rivalë e shajnë dhe kundërshtarët e shkelmojnë. Në këtë kuptim ai mund të përmirësohet dhe do të përmirësohet sepse është një djalë modest, serioz dhe inteligjent”, u shpreh Ançeloti.

 

Në fund, trajneri ka folur edhe për portierin Lunin, që po befason edhe pse është portieri i tretë.

“Ai po bën shumë mirë. Kemi zbuluar një portier që na jep besim. Do të shohim kur të kthehet Kortoua sepse ai kishte një dëmtim shumë të madh dhe duhet të jemi të kujdesshëm. E njëjta gjë edhe me Militao, ne nuk kemi pse nxitohemi,” tha në fund Ançeloti.

LEXO EDHE:

Back to top button