Karlo Ançeloti: Vija e finishit është shumë më pran

Tashmë La Liga është çështje ditësh për “Los Blankos”, që kanë triumfuar në “Reale Arena” ndonëse italiani Karlo Ançeloti ka hedhur në fushë një formacion me shumë ndryshime. Kjo e ka kënaqur jo pak trajnerin Italian.

“Ka qenë një fitore shumë e rëndësishme. Ndonëse kemi pasur mjaft ndryshime, e gjithë skuadra ka treguar se është uritur, të gjithë duan të japin më të mirën, të gjithë kanë treguar se janë të rëndësishëm për ekipin. Jemi treguar të saktë në mundësitë që na janë krijuar dhe kjo vlen për t’u përmendur.

 

Nuk mund të themi se ka mbaruar. Natyrisht që kjo në San Sebastian ishte një fitore me shumë vlera. Kemi fituar përballë një rivali shumë të fortë. Ishte një sukses që na afron më shumë me objektivin për të fituar titullin në La Liga. Tani jemi vërtet pranë, ka mbetur dhe fare pak”.

 

“Jam i kënaqur me punën e Gylerit, sikurse të të gjithë ekipit. E kisha deklaruar përpara se Gyler meritonte më shumë minuta. Jam i kënaqur me paraqitjen e tij dhe golin e realizuar. Jam i kënaqur dhe me Militaon e Kepën. Të gjithë kanë bërë një punë mjaft të mirë”.

 

Përballjet me Bajernin?

“Do të jenë dy ndeshje të vështira. Tani të pushojmë dhe të nisim nga puna,” ka thënë mes tjerash Ançeloti.

LEXO EDHE:

Back to top button