Karlos Sainz, fiton garën e parë në Formula 1

Ka patur shumë emocione në Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, e cila u zhvillua në pistën “Silverstoun”. Mirëpo që në start kishte një aksident të frikshëm, në të cilën më keq kaloi Guanyu Zhou.
Karlos Sainz ka arritur të marrë fitoren e tij të parë në Formula 1, pasi ka parakaluar shokun e skuadrës duke mos respektuar urdhrat e skuderisë, duke dalë përpara Serhio Perez dhe Luis Hamilton.
Mirëpo në garën e “Silverstounit” , vendimtare ishte “Safety Car”, që në xhiron e 40-të ka penalizuar Sharll Leklerkun, i vetmi nga pilotët në garë për titullin që nuk ka arritur të vendosë goma soft për xhirot e fundit.
Piloti i Ferrarit e ka mbyllur garën në vendin e katërt dhe nuk ka përfituar shumë nga gara e keqe e Maks Verstapenit, i cili ka mbyllur garën në vendin e shtatë.
Renditja e pilotëve në “Silverstoun”
1 – Carlos Sainz (Ferrari)
2 – Sergio Perez (Red Bull)
3 – Leëis Hamilton (Mercedes)
4 – Charles Leclerc (Ferrari)
5 – Fernando Alonso (Alpine)
6 – Lando Norris (McLaren)
7 – Max Verstappen (Red Bull)
8 – Mick Schumacher (Haas)
9 – Sebastian Vettel (Aston Martin)
10 – Kevin Magnussen (Haas)
11 – Lance Stroll (Aston Martin)
12 – Nicholas Latifi (Ëilliams)
13 – Daniel Ricciardo (McLaren)
14 -Yuki Tsunoda (AlphaTauri)