Karlos Sainz niset i pari në Meksiko, lë pas pretendetët për titullin kampion

Piloti spanjoll i Ferrari, Karlos Sainz, siguroi “pole position” në pistën e Meksikës në Formula 1. Sainz do ta ndajë vijën e parë të nisjes me holandezin e “Red Bull”, Maks Verstapen, që u klasifikua në vendin e dytë. Më pas, u rendit një tjetër pretendent për titull, britaniku Lando Norris me McLaren (i treti).

Vetëm i katërti Sharles Leklerk me makinën tjetër Ferrari, por katër të parët janë pranë njëri-tjetrit, cka pritet ta bëjë mjaft interesate garën. Ferrari është e vetmja nga skuadrat pretendente per titull që ka të dy pilotët në “Top-10”.

Në vendet 5-6 u renditën dy makinat Mercedes, me Xhorxh Rasellin që la pas shokun e tij të skuadrës Luiis Hamilton. Në “Top-10” janë edhe: Magnusen (Haas), Gasli (Alpine), Albon (Uilliams) e Hulkenberg (Haas).

Per Sainz ky ishte “pole” number 6 në karrierën e tij, duke e bërë “kokëkuqen” pretendente për fitore në garën e së dielës. U eliminuan që në sesionin e parë Oskar Piastri (MekLaren) e Serhio Perez (Red Bull), duke zhgënjyer.

LEXO EDHE:

Back to top button