Karlos Sainz: Po mësoj t’i besoj më shumë makinës

Karlos Sainz dhe Ferrari ia dolën të thyenin dominimin e “Red Bull”-it dhe Maks Verstapenin në këtë sezon, teksa në Çmimin e Madh të Singaporit ishte pikërisht piloti spanjoll që kaloi i pari vijën e finishit.

Makina italiane dukej dukshëm e përmirësuar nga garat paraardhëse, ndërsa së fundmi Sainz shprehet se një nga faktorët që ndikuan në suksesin e Singaporit, ishte besimi i shtuar tek njëvendëshja e tij.

“Ferrari mbetet ende një makinë e komplikuar, ende po punojmë të gjejmë mënyrën se si ta bëjmë që të funksionojë më mirë. E vetmja gjë që mund të them është se po bëhet një punë shumë e madhe.

Çdo fundjavë provoj diçka ndryshe për ta kuptuar më mirë makinën, dua t’i besoj më shuëm asaj dhe vetes. Vetëm në këtë formë mund të mbërrijmë në një destinacion që nuk e kemi prekur më parë. Duhet të rrezikoj pak më shumë për të gjetur edhe më shumë shpejtësi”, u shpreh Sainz.

LEXO EDHE:

Back to top button