Karlos Sainz: Ritmi ynë varion nga pista në pistë

Sezoni 2023 në Formula 1 nuk duket shumë optimist për Ferrari, që jo vetëm nuk ka arritur asnjë fitore por është shumë larg makinave më të mira. Aktualisht, makina “kokëkuqe” është në vendin e katërt për konstruktorë, shumë larg pretendimeve të saj.

Edhe pse gara e fundit në Kanada dha një sinjal pozitiv për Ferrari, i renditur në vendet 4-5 me dy pilotët e saj, spanjolli Karlos Sainz, mendon se nuk ka për të qenë gjithnjë kështu. Spanjolli mendon se karakteristikat e pistës apo strategjia do të vendosin fatin e Ferrari, që do të jetë i ndryshëm nga gara në garë.

“Ritmi ynë në garën e radhës në Austri do të varet edhe nga karakteristikat e pistës. Duhet pranuar që ritmi ynë varion nga pista në pistë. Pamë që në pista si Montekarlo apo në Kanada jemi më të fortë krahasuar me pista që kanë kthesa me shpejtësi të madhe”, tha Sainz.

 

“Në pistën spanjolle të Montmelo vuajtëm shumë se të tjerët për shkak të këtyre kthesave. Ndaj besoj se paraqitja jonë do të variojë dhe nuk do të jemi kompetitivë kudo”, u shpreh Karlos Sainz.

LEXO EDHE:

Back to top button