Karrenbauer: Gratë e bënë ushtrinë gjermane më të fortë

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Annegret Kramp-Karrenbauer (AKK) është e bindur se ushtria e vendit është bërë më e fortë falë numrit në rritje të grave në radhët e saj.

“Unë falënderoj gratë tona për përpjekjet e tyre të palodhshme, në tokë, në ajër, në det, brenda dhe jashtë vendit, dukshëm ose në prapavijë”, tha ajo në një koment në Ditën Ndërkombëtare të Grave.

“Bundeswehr-i ynë është bërë më i larmishëm, më i talentuar dhe më i fortë në vitet e fundit”, shtoi AKK.

”Duke përfshirë edhe personelin ushtarak jo me uniformë, përqindja e grave në ushtrinë gjermane është rreth 20%”, sipas Ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Ministria synon të rrisë këtë shifër në mënyrë të konsiderueshme përmes rekrutimit dhe zhvillimit të personelit.

Ajo gjithashtu do të bëjë përpjekje të vetëdijshme për të thyer barrierat e karrierës, për të krijuar më shumë mundësi për të kombinuar punën me jetën familjare dhe për të promovuar menaxheret femra.

Kramp-Karrenbauer theksoi se trajtimi i barabartë midis burrave dhe grave, veçanërisht nga pikëpamja financiare, është një shqetësim i rëndësishëm.

LEXO EDHE:

Back to top button