Kartoni i verdhë, më i shpejtë i treguar në Ligën e Kampionëve

E çuditshme, por e vërtet. Futbollisti i Union Berlin, Lukas Tousart, u ndëshkua me karton të verdhë pas vetëm 40 sekondash lojë, në duelin ndaj Realit të Madridit.

26-vjeçari francez bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Modriçit, teksa gjyqtari nuk e fali, duke e ndëshkuar menjëherë me karton të verdhë.

Tosart theu kështu rekordin e mëparshëm të Ramelou, në Ligën e Kampionëve, i cili u ndëshkua pas pak më shumë se dy minutash në vitin 1998, kur mbante veshur fanellën e Bajer Leverkuzenit.

LEXO EDHE:

Back to top button