Karvahal shpjegon barazimin ndaj Seviljës dhe pritjet e tij ndaj Bragës në Champions

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Karvahal, ka folur për mediat për sezonin që ka nisur. Skuadra madrilène barazoi 1-1 ndaj Seviljes dhe përgatitet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Braga-s.
“Më vjen keq për barazimin ndaj Seviljes. Duhet të kënaqemi me një pikë, por vazhdojmë përpara”, tha Karvahal.
“Nuk ndalemi këtu, pasi përgatitemi për të luajtur në Ligën e Kampionëve, një tjetër sfidë e rëndësishme. Ndihem mirë, mjaft në formë”, u shpreh mbrojtësi 31-vjeçar,.
Dani Karvahal ka shvilluar me 9 ndeshje, duke shënuar një gol këtë sezon me Real Madrid, ekip me të cilin luan prej vitit 2013.
“Mendoj se jam duke kaluar një nga momentet më të mira të karrierës time. Luaj dhe ndihmoj skuadrën, duke zbatuar ato gjëra që kërkon trajneri. E kemi nisur mirë sezonin dhe shpresoj të vazhdojmë sa më gjatë kështu. Jam gati të jap gjithnjë kontributin tim”, tha Dani Karvahal për mediat spanjolle.