Karvahall: Jemi kandidatë për fitimin e trofeut të madh

 

Te Spanja nuk fshihen, duke theksuar se objektivi i madh është fitimi i “Euro 2024”. Dani Karvahall, i cili shënoi një nga golat e fitores 2-0 të Realit në finalen e Ligws sw Kampionwve, përballë Dortmundit, u ndal te gjendja e Grupit B.

Italia, Shqipëria dhe Kroacia janë kundërshtarët e kombëtaren iberike, në grupin më të fortë të Europianit Gjermani 2024, turne që nis të premten e 14 qershorit.

“Mendoj se njerëzit e marrin të mirëqenë faktin që ne jemi favoritë. Jemi kandidatë për fitimin e trofeut të madh, e them hapur një gjë të tillë. Ama, ne duhet të luftojmë fort deri në fund, duhet të përshtatemi me kundërshtarët në çdo ndeshje dhe çdo moment. Ne të ‘vjetrit’ po përpiqemi t’ua përcjellim edhe të rinjve pasionin për fitore. Me pasion dhe garë sportive mund të shkojmë shumë larg”, u shpreh 32-vjeçari.

Mbrojtësi i djathtë numëron 44 ndeshje me kombëtaren e Spanjës.

LEXO EDHE:

Back to top button