Karvahall: Mançester Siti ishte shumë më i mirë se ne

Man. Siti është kualifikuar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023.

“Qytetarët” kanë shënuar fitore të thellë 4:0 në ndeshjen e dytë kundër Real Madridit në “Etihad” dhe me rezultat të përgjithshëm 5:1 kanë siguaruar biletën për finale.

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Karvahall pas ndeshjes theksoi se ekipi i Pep Guardiolës ishte më i mirë në fushë se ai me shokët e skuadrës.

“Man. Siti ishte shumë më i mirë se ne, urime për ta. Ne do të rikthehemi më të fortë dhe do të punojmë që së shpejti të jemi në një tjetër finale”, tha Karvahal pas ndeshjes.

Man. Siti do të ballafaqohet me Interin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet në Stamboll më 10 qershor.

LEXO EDHE:

Back to top button