Karvahall “selam” Kilian Mbapes: Këtu nuk ka të përkëdhelur

Sulmuesi francez Kilian Mbape do të luajë për Real Madridin sezonin e ardhshëm, transferim për të cilin askush nuk ka më asnjë dyshim. Një transferim shumë i rëndësishëm, që padyshim do të ndryshojë diçka edhe në grupin e lojtarëve të drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti. Një yll i ri, i cili, megjithatë, do të duhet të ndjekë rregullat e grupit, siç shpjegon Dani Karvahall. Mbrojtësi veteran i Real Madrid, ka një mesazh për Mbapen.

“Nuk do të ketë xhelozi për kontratën e tij, por njerëzit që kanë qenë më gjatë në klub kanë përgjegjësinë për t’u siguruar që të gjithë janë duke vozitur në të njëjtin drejtim. Kur dikush del pak nga rruga, ai duhet të dëgjojë dhe të kthehet në drejtimin e duhur”, tha mës tjerash Karvahall, që luan sezonin e tij të 11-të me fanellën e “Los Blankos”, një lider në fushë për këtë ekip.

Gjithsesi, Karvajal është gati të mirëpresë Mbapen

 “Duket se ardhja e tij është e mundur. Më të mirët duhet të mbërrijnë në Madrid dhe ai është një nga më të mirët. Për La Liga dhe për futbollin tonë do të jetë një gjë e mire ardhja e tij, ashtu si kur Levandovski shkoi në Barcelonë,” tha nw fund Karvahall.

LEXO EDHE:

Back to top button