Kasami: Ministria e Shëndetësisë mbetet tek VLEN-i, nuk ka bisedime për këmbim të ministrive
Kasami: Ministria e Shëndetësisë mbetet tek VLEN-i, nuk ka bisedime për këmbim të ministrive

Kreu i komunës së Tetovës dhe njëherit kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami deklaroi sot se edhe pas daljes së Taravarit nga Qeveria, për momentin nuk ka bisedime për këmbimin e ministrive mes partnerëve të koalicionit qeveritar, shkruan Alsat.
“Nuk ka bisedime për këmbim të ministrive, unë kam dhenë një deklaratë se një ndër shkaqet se pse e kemi marrë Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë që drejtpërsëdrejti Arben Taravari ka kërkuar që të jetë ministër i shëndetësisë dhe sigurisht kur bëhen kombinatorikat për përgjegjësit që duhet të ndahen, bëhen në bazë të kuadrove dhe kapaciteteve që i kemi. Unë e thash si një mundësi që në qoftë se do të ketë nga VLEN ndonjë kombinatorikë tjetër për ndonjë kuadër tjetër që është më iu rëndësishëm do ta bisedojmë me Qeverinë që të jetë rokadë, por për momentin nuk është folur, mbetet Ministria e Shëndetësisë tek VLEN-i, do të thotë pozicionet që i ka pas mbeten të gjitha tek VLEN-i. Por sigurisht në bazë të rrethanave të reja me daljen e Arben Taravarit nga qeveria jemi të gatshëm të bisedojmë për kombinatorika të reja, por për momentin nuk ka kështu bisedime”, tha Bilall Kasami, VLEN. /Alsat.mk