Kasami: Strugës duhet t’i kthehet potenciali zhvillimor

Kasami: Strugës duhet t’i kthehet potenciali zhvillimor

Bilall Kasami nga Struga bashkë me koalicionin VLEN tha se Strugës duhet t’i kthehet potenciali zhvillimor që ka ky qytet. Kasami tha se Struga ka nevojë për më shumë punësime të grave, çerdhe, shkolla dhe ekonomi me të fortë, shkruan Alsat.

Me ardhjen e VLEN në pushtet, Kasami tha se shtesat për fëmijë do të vazhdohen deri në moshën 18 vjecare, me mundësi vazhdimi edhe pas kësaj moshe derisa ata janë në proces shkollimi. Kasami foli edhe për rritjen e investimeve në komunat me shumicës shqiptare.

“Këtë potencial të madh të zhvillimit që e ka Struga, e kanë lënë pas dore për gjithë këto vite. Struga nuk meriton kështu, sepse padyshim se meritoni më mirë e më shumë e këtë braktisje që shteti ua ka bërë juve, neve do ta ndërrojmë. Sepse ne do t’i ndërrojmë miq, vijmë ne dhe ata po shkojnë. Duhet më shumë punësim i grave dhe vajzave, ndërsa duhet edhe më shumë çerdhe për fëmijë”, tha Bilall Kasami, VLEN.

LEXO EDHE:

Back to top button