Kastorët e egër kthehen në Londër

Kastorët e egër kthehen në Londër

Kastorët e egër janë kthyer në Londër pas një mungese prej 400 vjetësh. Një familje prej pesë kastorësh euroaziatikë, u transportuan nga Skocia dhe u liruan në zonat e lagështa në perëndim të Londrës.  Sipas kryetarit të Bashkisë së Londrës, kastorët janë mënyra e natyrës për të ndërtuar diga dhe ndihmuar ekosistemin më të gjerë. Kastorët e egër janë gjuajtur në Mbretërinë e Bashkuar mbi 400 vjet më parë për mishin dhe gëzofin e tyre. Vitet e fundit, ato janë rifutur në Devon, në jugperëndim të Anglisë dhe në vitin 2022, ato u përcaktuan ligjërisht si një specie e mbrojtur në Angli. Vendi i Ealing do të jetë i mbyllur për publikun për një muaj, për t’u dhënë kohë kastorëve për t’u vendosur, por deri në fund të vitit zona do të jetë plotësisht e hapur për vizitorët.  /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button