Kastrati nga Dinamo Zagrebi në Poloni

Lirim Kastrati është larguar përfundimisht nga skuadra kroate e Dinamo Zagrebit, ku aktiviziohet edhe Arian Ademi. Ylli kosovar do të luaj edicionin e ardhshëm në kampionatin polak te skuadra e Legia Varshavës.

Kastrati në mëngjes ka zbarkuar në Varshavë, ku do të nënshkruaj kontratën dhe do të kryej testet mjekësore. Legia Varshava njihet si skuadër që herë pas here ka ofenduar Kosovën me thirrje të ndryshme anti-shqiptare, si dhe duke ngritur pankarta me mesazhe serbe kundër Kosovës.

Kastrati ka qenë i kërkuar këtë sezon nga Verder Bremeni, por që nuk është arritur pajtimi mes dy skuadrave.

LEXO EDHE:

Back to top button