Katalanasit “blindojnë” Kubarsi-n, vendosin klauzolë monstruoze në kontratën e re

Mjaftuan disa ndeshje që Çavi ta gradojë përfundimisht në rolin e titullarit të mbrojtjes së Barcelonës, në qendër dhe së bashku me Arauhon. Pau Kubarsi nuk ka ndërmend të pushojë së mahnituri. Qendërmbrojtësi spanjoll 17-vjeçar, autor i një paraqitjeje të shkëlqyer në ‘Montjuic’, në ndeshjen e dytë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, papritur përfundoi në qendër të vëmendjes për aftësinë e tij të madhe, për të qenë vendimtar dhe me ndikim pavarësisht moshës shumë së re.

Kubarsi është i lidhur me Barcelonën me një kontratë që skadon më 30 qershor 2026. Ajo që i shqetëson “Blaugranët”, pra, nuk është aq kohëzgjatja e marrëdhënies, por shtrirja e klauzolës së përfshirë në marrëveshjen aktuale.

Sipas kontratës aktuale, siç raporton ‘AS’, Kubarsi mund të largohet nga Barcelona nëse një klub vendos në tavolinë rreth 15 milionë euro të klauzolës së lirimit. Në dritën e rrezikut të largimit të Kubarsít për një shumë mjaft modeste, Barcelona po punon për ta shmangur një rrezik të tillë.

Sipas Fabrizio Romano, propozimi për rinovimin e kontratës tashmë është dërguar. Marrëveshja e re, përveç rritjes së pagës, parashikon edhe një rritje të klauzolës së lirimit: jo më rreth 15 milionë, por një miliard euro. Barcelona nga ana e saj pret një rezultat pozitiv të negociatave deri në fund të këtij sezoni

LEXO EDHE:

Back to top button