Katari investoi 200 miliardë dollarë në Kupën e Botës

FIFA KUPA BOTËRORE KATAR 2022

Kostoja e organizimit të Kupës së Botës në Katar do të jetë 200 miliardë dollarë, duke e bërë atë Botërorin më të shtrenjtë në histori. Kjo është rreth 20 herë më shumë se kostoja e Kupës së Botës së mëparshme të mbajtur në Rusi katër vjet më parë.

Stadiumet e reja me shkëlqim kushtojnë më shumë se shtatë miliardë dollarë, ndërsa sistemi i metrosë që lidh pesë nga tetë stadiumet kushton rreth 36 miliardë dollarë. Kostoja e zgjerimit të Aeroportit Ndërkombëtar Hamad, ku kapaciteti u rrit nga 40 në 58 milionë pasagjerë në vit, gjithashtu arriti në disa miliardë dollarë. U ndërtuan rrugë, hotele, salla…

Me vetëm 2.8 milionë banorë, Katari është një nga vendet më të pasura në botë. Pjesa më e madhe e shpenzimeve për infrastrukturën që i atribuohet Kupës së Botës është pjesë e planit më të gjerë të zhvillimit të vendit 2030. Grupet e të drejtave të njeriut po i bëjnë ende presion FIFA-s dhe Katarit për të kompensuar punëtorët e shumtë që vdiqën ose u plagosën gjatë furisë së ndërtimit, pasi u njoftua se Katari do të priste.

Katari shpreson të tërheqë më shumë se 1.2 milionë tifozë të huaj gjatë turneut, me fitimet e brendshme që pritet të arrijnë në 20 miliardë dollarë.

Shpenzimet për organizimin e kampionateve të mëparshme botërore:

Katar WC 2022 – 200 miliardë dollarë

WC Rusi 2018 – 11.6 miliardë

WC Brazil 2014 – 15 miliardë

WC Afrika e Jugut 2010 – 3.6 miliardë

WC Gjermani 2006 – 4.3 miliardë

WC Japoni/Korea e Jugut 2002 – 7 miliardë

WC Francë 1998 – 2.3 miliardë

WC USA 1994 – 0.5 miliardë dollarë.

LEXO EDHE:

Back to top button