Kate dhe William festojnë sot 10 vjetorin e martesës

Çifti mbretëror, Kate Middleton dhe Princi William festojnë ditën e sotme 10 –vjetorin e martesës, të cilët i thanë “Po” njëri-tjetrit më 29 prill të 2011-ës. Këtë lajm ata e kanë bërë të ditur nëpërmjet disa fotove të ndara në rrjetin e tyre zyrtar në “Twitter”, ku duken të dy veshur në blu.

Kate u shfaq me një triko të kaltër me mëngë të tejdukshme, gjersa në pjesën e poshtme tërësisht në të bardhë. Nga ana tjetër, William mbante një triko të thjeshtë, këmishë me jakë dhe pantallona. Në foton e parë, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit ishin të ulur pranë një sfondi të gjelbëruar, gjersa në të dytën, ata përqafuan njëri-tjetrin teksa qëndronin pranë një ndërtese.

“10 vite”, është shkruar krahas këtyre imazheve.

Kujtojmë se para se princi George të bëhej gati për të nisur klasën e parë, Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate kanë jetuar në shtëpinë e tyre në fshat, 2 milje larg rezidencës së Mbretëreshës. Ndërtesa e quajtur ‘hall’ daton që në shekullin e tetëmbëdhjetë. Dikur, kjo vilë përdorej nga Duka dhe Dukesha e Kent-it, e ndërsa më vonë nga shoku i ngushtë i princit Charles.

Kjo shtëpi ishte dhurata e dasmës për William dhe Kate nga Mbretëresha. Doni të dini sa kushton e gjitha? 30 milion £.

 

LEXO EDHE:

Back to top button