Kate dhe William heqin dorë për dy javë nga detyrat mbretërore

Kate dhe William heqin dorë për dy javë nga detyrat mbretërore

Princi dhe Princesha e Uellsit do të mungojnë në detyrat e tyre mbretërore. Tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, do të marrin një pushim dy-javor nga shkolla.

Princi William dhe Princesha Catherine së bashku me tre fëmijët e tyre besohet se janë me pushime. Ndërsa, Princi William mund të jetë duke shijuar kohë cilësore me familjen këtë herë, por dalja e tij e radhës publike tashmë është zbuluar. Ai do t’i kthehet detyrave mbretërore më 1 nëntor, kur do të marrë pjesë në ceremoninë e 10-të vjetore Tusk Awards në Londër.

Një deklaratë nga Kensington Palace tha: “Princi i Uellsit do të festojë punën e ekologëve me bazë në Afrikë në çmimet vjetore Tusk të muajit të ardhshëm në Hampton Court Palace”.

Dita e parë në shkollë për Princin Xhorxh, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis u shënua me një ngjarje tragjike, siç ishte vdekja e stërgjyshes së tyre, Mbretëreshës Elizabeth. Agjenda lexonte 8 shtatorin kur Kate Middleton dhe Princi William kishin shoqëruar fëmijët e tyre në shkollën e tyre të re, Lambrook, dhe disa orë më vonë, Mbretëresha Elizabeth dha frymën e saj të fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button