Katër duele të shtunën, derbi të dielën

Orari i Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, për shkak të sfidat e Ligës së Kombëve, të planifikuara në fillim të muajit tetor, do të pesojë ndryshime. Pesë ndeshje të javës së 8-të të do të zhvillohen gjatë ditës së shtunë, ndërsa përballja derbi, në Manastir, në mes Pelisteri dhe Vardarit do të zhvillohet gjatë ditës së diel.

Të shtunën, në qendër të vëmendjes do të jetë përballja në mes Shkëndijës dhe Sileksit në Tetovë, ndërsa mjaft nxitje priten në sfidën në mes Makedonija Gjorçe Petrovit dhe Struga Trim Lum. Nën hije të këtyre përballje do të zhvillohet takimet në mes Bellasicës dhe Renovës, si dhe FC Shkupit dhe Borecit.

Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 15.00.

LEXO EDHE:

Back to top button