Katër ekipe bashkohet me 6 të tjera të kualifikuara në fazën e dytë

Rezultatet e ditës së martë në Ligën e Kampioneve kanë konfirmiar 10 skuadra që janë kualifikuar në fazën me eliminim direkt të ligës më prestigjioze evropiane për klube.
Atletiko Madrid dhe Lazio nga Grupi E, Borusia Dortmund nga Grupi F dhe Barcelona nga Grupi H, tani duhet të mendojnë për fazën tjetër të turneut, duke iu bashkuar ekipeve që kishin siguruar që më parë praninë e tyre atje.
Mes ekipeve të kualifikuara, Bajern Munihu dhe Man. Siti janë që tani të sigurt për vazon e parë në shortin e ardhshëm, ndërsa Lajpcigu se do të jetë në vazon e dytë.
Bajern Munih, Real Madridi, Interi, Real Sosiedadi, Atletiko Madrid, Lacio, Borusia Dortmund, Man. Siti, Lajpcigu dhe Barcelona janë gjitha skuadrat që kanë “prerë” biletën për fazën tjetër deri më tani.