Katër fitore radhazi, Denveri merr kreun në Perëndim

Ndryshon përsëri kreu i renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA. Tashmë janë kampionët në fuqi të Denver Nagets ata që udhëheqin, duke treguar se jo vetëm janë ekipi më në formë me katër fitore rresht, por pretendentë sërish për titull. Së fundmi, Denver mundi në transfertë 100-88 Majami Hit në përballjen mes dy ekipeve pretendente për titull në NBA nga të dyja konferencat. Porter me 25 pikë mori rolin e liderit në këtë sfidë për miqtë, lojtar që mungoi te skuadra nga Florida.

Ndërkohë, dy skuadrat e tjera pretendente në Perëndim, kanë humbur dhe rrezikojnë “play-off”. Bëhet fjalë për Lejkërsin dhe Golden Stejt. Ekipi i Sakramento, falë “triple double” të Sabonisit, mundi 120-107 Lejkersat. Të gjithë titullarët e Kings realizuan mbi 14 pikë, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Rivsit për miqtë.

Ndërsa skuadra e Dallasit mundi 109-99 Golden Stejt, ndeshje ku dyshja Irving-Donçiç realizoi 44 pikë së bashku.

REZULTATET

Detroit – Toronto 113-104

Orlando – Brooklyn 114-106

Indiana – Çikago 129-132

Miami – Denveri 88-100

Memfisi – Sharloti 98-110

Nju Orlins – Klivlend 95-116

Dallas – Golden Stejt 109-99

Portland – Atlanta 106-102

Sakramento – Lejkers 120-107

LEXO EDHE:

Back to top button