Katër futbollistë nga Maqedonia, largohen nga KF Erzeni

Vazhdojnë largimet nga rradhët e KF Erzenit, skuadër kjo që edhe edicionin e ri do të luaj në Superligën E Shqipërisë. Pas Ilirid Ademit, nga kjo skuadër janë larguar edhe tre futbollistët tjerë nga Maqedonia e Veriut. Fjala është për Ardit Iljazin, Xhelil Asanin, Florian Kadriun dhe Nehar Sadikin. Që të gjithë këta futbollistë ishin pjesë e skuadrës nga Shijaku edicionin që lamë pas, në të cilin KF Erzeni siguroi mbijetesën vetëm pas ndeshjes së balotazhit ndaj Korabit nga Peshkopia.

Madje, Sadiku ishte një ndër autorët e golave në atë fitore 2:1, që e arritën vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. Mbetet të shihet, se cili do të jetë destinacioni i rradhës i këtyre futbollistëve të dëshmuar në të kaluarën në futbollin tonë vendor, pasi që të njëjtit kanë luajtur nëpër skuadra, si Shkëndija, FC Shkupi, Rabotniçki, Renova, etj.

A do të vijojnë karrierën në Shqipëri, apo ndoshta mund të plotësojnë ndonjë nga vendet boshë, te skuadrat vendore, e ku shumica prej tyre kanë mbyllur merkatot e tyre. Nisur nga ky fakt, nuk është për tu habitur, nëse ndonjëri prej tyre përfundon edhe në ndonjë nga skuadrat e Ligës së Dytë në Maqedoninë e Veriut. /InfOSport.mk/

LEXO EDHE:

Back to top button