Katër ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League

Katër ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League

Katër ndeshje interesante do të zhvillohen sot, në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League. Përballja kryesore do të jetë ballafaqimi i liderit aktual Arsenal, me Njukastëll United. Topçinjtë janë aktualisht në vendin e parë me 43 pikë të grumbulluara nga 16 ndeshje – janë në formën më të mirë gjatë viteve të fundit. Në anën tjetër, Njukastëll e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi për momentin renditen në vendin e tretë me 34 pikë të grumbulluara nga 17 ndeshje, me vetëm dy pikë larg vendit të dytë. Tjetër takim interesant pritet të jetë edhe ndeshja mes Manchester Unitedit dhe AFC Bournemoth,. Djajtë e Kuq janë formë fantastike në ndeshjet e fundit dhe synojnë që ta vazhdojnë këtë ecuri pozitive.

LEXO EDHE:

Back to top button