Katër raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, tre prej tyre u arrestuan

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar katër raste të dhunës në familje, ndërsa tre persona janë arrestuar.

“Më 30.04.2026 në ora 17:10 në Veles, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme Veles e privuan nga liria një 36-vjeçar nga Velesi, pas një denoncimi paraprak se ai i kishte kërcënuar partneren e tij jashtëmartesore 33-vjeçare para shtëpisë ku ajo qëndronte, ndërsa e njëjta situatë kishte ndodhur edhe disa ditë më parë. Për rastin janë njoftuar prokurori publik dhe punonjës social, dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes do të ngrihet kallëzim përkatës”, thanë nga MPB.

“Më 30.04.2026 në ora 00:22 në Sektorin për Punë të Brendshme Ohër është raportuar se H.V. nga Ohri ka qenë agresiv ndaj anëtarëve të familjes së tij në shtëpinë familjare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.Më 01.05.2026 në ora 00:10 në Sveti Nikole, policia e OVR Sveti Nikole e privoi nga liria N.I. (27), pas një denoncimi se në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.Më 30.04.2026 në ora 13:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Tetovë e privuan nga liria N.K. (39) nga një fshat i komunës së Bogovinës. Një ditë më parë, në ora 15:30, ai ishte raportuar nga bashkëshortja e tij 41-vjeçare se në banesën e tyre e kishte sulmuar fizikisht. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës”, njoftoi MPB./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button