Katër trajnerë në garë për stolin e AS Roma, pas shkarkimit të De Rosit

AS Roma ka njoftuar se ka ndarë rrugët me De Rossin dhe klubi së shpejti pritet të vendos për trajnerin e ri. Masimiliano Alegri mbetet kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Romës, megjithatë për të arritur deri te ish-trajneri i Juventusit nuk duket e lehtë duke marrë parasysh edhe pagën e tij.

Një tjetër emër që përmendet nga mediat italiane si pasues i De Rossit është ai i Tomas Tushel, që tanimë ka drejtuar klube të mëdha si Borusia Dortmund, PSZH, Çellsi dhe Bajern Munihu.

Emrat e tjerë në listën e Romës janë edhe ai i kroatit Ivan Juriç që ka drejtuar Xhenoa-n, Veronën dhe Torinon, si dhe Edin Terziç, i cili ka mbetur pa punë pas largimit nga Borusia Dortmund.

LEXO EDHE:

Back to top button