Katër zjarre janë aktive – në Saraj, Gostivar, Çashkë dhe Jegunovcë

Që nga ora 7:30 e mëngjesit të sotëm, janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në zona të hapura, nga të cilat katër janë aktive, tre janë nën kontroll dhe 24 janë shuar, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave.

Zjarret janë aktive në Komunën e Sarajit: fshati Kopanicë (bimësi e ulët); në komunat e Gostivarit dhe Makedonski Brodit: fshati Tërnovo (Komuna e Gostivarit) drejt fshatrave Bitovo, Zagrad dhe Strajane (Komuna e Makedonski Brodit) (pyll me rritje të ulët, bimësi e ulët, kullota); në Komunën e Çashkës: mbi fshatin Nezhilovë, mali Svatovi (bimësi e ulët dhe bredha) dhe në Komunën e Jegunovcit: fshati Kopance (pyll i përzier).

Zjarret nën kontroll: në Komunën e Delçevës: deponi (mbeturina); në komunat e Studeniçanit dhe Zelenikovës: fshati Morane – fshati Vrtekicë – fshati Ramni Gaber dhe dega drejt fshatit Paligrad, mbi fshatin Vrazhale dhe fshatin Tisovicë – Komuna e Zelenikovës (pyll i përzier) dhe në Komunën e Plasnicës: fshati Dvorci (deponi).

Zjarre të shuar – 24:
Komuna e Strugës 1: fshati Frangovë (pyll me kërcell të ulët, bimësi e ulët);
Komuna e Strugës 2: fshati Livadë (bimësi e ulët dhe kashtë);
Komuna e Kërçovës: fshati Tajmishtë, m.v. Dardë (pyll ahu me kërcell të lartë);
Komuna e Negotinës: midis Negotinës dhe Kavadarit (bimësi e ulët);
Komuna e Strumës 1: fshati Kuklish (deponi);
Komuna e Strumës 2: fshati Svidovicë (bimësi e ulët dhe shkurre);
Komuna e Demir Hisarit: fshati Kutretino (deponi);
Komuna e Prilepit 1: mbi Kazermat në Prilep (bimësi e ulët);
Komuna e Prilepit 2: fshati Dabnik (bimësi e ulët dhe vendgrumbullim mbeturinash);
Komuna e Tetovës: Varreza Ortodokse nën Kaleto (pyll i përzier mesatar me akacie dhe gështenja);
Komuna e Brvenicës 1: fshati Strmnicë dhe fshati Çelopek (bimësi e ulët);
Komuna e Brvenicës 2: fshati Gorna Leshnica (bimësi e ulët);
Komuna e Kumanovës: vendbanimi Pero Çiço (bimësi e ulët);
Komuna e Kriva Palankës: fshati Muzhddovnjak (bimësi e ulët dhe akacie);
Komuna e Gostivarit 1: fshati Kunovë (bimësi e ulët);
Komuna e Gostivarit 2: fshati Debreshte (bimësi e ulët);
Komuna e Petrovec: fshati Dolno Konjare (bimësi e ulët);
Komuna e Gradskos: fshati Podles (bimësi e ulët);
Komuna e Bosilovës: fshati Staro Baldovci (bimësi e ulët dhe kallamishte);
Komuna e Prilepit: fshati Crnilishte (deponi);
Komuna e Prilepit 2: fshati Veselçani (bimësi e ulët);
Komuna e Sarajit: fshati Arnakija (pyll me kërcell të ulët);
Komuna e Strugës: Ezerski Lozja (bimësi e ulët);
Komuna e Kavadarit: Deponia e qytetit “Melci” (deponi).

LEXO EDHE:

Back to top button