Kavani drejt Brazilit, ekipi legjendar ofertë sulmuesit uruguajan

Skuadra braziliane e Santos kërkon të sjellë në radhët e saj sulmuesin uruguajan Edinson Kavani, që aktualisht luan me ekipin spanjoll të Valencia.

Sulmuesin 35-vjeçar ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2024, por palët mund të arrijnë një marrëveshje për një zgjidhje konsensuale të saj. Ai që konfirmoi bisedimet është zv.presidenti i Santos, Hoze Karlos de Oliveira.

“Ne po përpiqemi që ta mbyllim këtë marrëveshje, por asgjë nuk ka përfunduar ende. Ajo që kemi bërë është të kontaktojmë me Kavani dhe i kemi kërkuar të vijë të luajë për ne. I kërkuam nëse ekziston mundësia që të luajë me ne. I kemi bërë një propozim të mirë, por për momentin nuk ka pranuar. Gjithsesi, ai nuk na dha një përgjigje përfundimtare”, tha zv.presidenti i Santos për “Globo Esporte”.

Pak kohë më parë, në radhët e Santosit erdhi edhe sulmuesi Luis Suarez.

LEXO EDHE:

Back to top button