KE: 350 milionë Euro për Ballkanin Perëndimor

KE: 350 milionë Euro për Ballkanin Perëndimor

BE do të ofrojë një ndihmë politike dhe financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor me vlerë prej 350 milionë Eurosh deri në vitin 2024 për të parandaluar emigrantët ilegalë dhe për të përballuar krizën energjetike.

“Buxheti i BE-së për përballimin e krizave në Ballkanin Perëndimor do të rritet me 60% për periudhën 2021-2024. Kjo do të thotë ndryshe një rritje me 350 milion euro”, – tha komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në fjalimin e tij para europarlamentarëve gjatë prezantimit të buxhetit të KE-së.

Gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të Parlamentit Europian në Strasburg komisioneri e vuri theksin më së shumti te migracioni i paligjshëm që kalon përmes Ballkanit Perëndimor me emigrantë që kanë si pikësynim vendet e unionit. Prandaj një pjesë e mirë e këtyre fondeve do të shkojë për luftën kundër emigrimit të paligjshëm.

“Është interesi strategjik i Bashkimit Europian që të mundësojë integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në union. Vetëm diçka e tillë do të siguronte stabilitet afatgjat, paqe dhe prosperitet jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por edhe për Bashkimin Europian“, tha ai mes të tjerash.

LEXO EDHE:

Back to top button