KE-ja do të propozojë mekanizëm për t’iu ndarë vaksina vendeve jashtë BE-së

Komisioni Evropian do të propozojë mekanizëm për ndarjen e vaksinave me vendet jashtë BE-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.  Ky njoftim konfirmon paralajmërimin e djeshëm të eurokomisares për Shëndetësi, Stella Kiriakides, për një mekanizëm të tillë me të cilin duhet t’u ndihmohet vendeve me të ardhura të ulëta apo të mesme të cilat nuk mund ta bëjnë furnizimin e vaksinës.

“Duhet t’i mbështesim fqinjët tanë për t’i vaksinuar të punësuarit në linjën e parë, në Ballkanin Perëndimor, Partneritetin Lindor, Afrikë dhe për këtë Komisioni Evropian propozon mekanizëm për ndarjen e vaksinave ode drejtpërdrejt ose përmes Kovaksit”, deklaroi sot në mëngjes Ursula von der Leyen para Parlamentit Evropian dhe në vigjilje të Samitit të nesërm të liderëve të BE-së, në të cilin bisedohet në këtë temë.

Kryetarja i kritikoi vendet anëtare të BE-së pasi nuk po dëshmojnë solidaritet për vaksinat.

LEXO EDHE:

Back to top button