KE-ja sot publikon raportin vjetor të progresit për Maqedoninë e Veriut

KE-ja sot publikon raportin vjetor të progresit për Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian sot duhet ta publikojë pakon e raporteve të progresit për dhjetë vendet kandidate dhe potencialisht kandidate për anëtarësim në Bashkimin e Evropian për vitin 2024. Në mesin e raporteve, do të jetë edhe ai për Maqedoninë e Veriut. Komisioni Evropian për vendin pritet që të shpreh mbështetje për perspektivën evropiane dhe ta përsërit qëndrimin e deklaruar në Samitin e BE-së se Bashkimi Evropian është e gatshme që ta përfundojë fazën e hapjes së  bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, menjëherë pasi të zbatohet zotimin për ndryshimet kushtetuese. Në pjesën e marrëdhënieve me fqinjët pritet që të theksohet nevoja e respektimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke përfshirë respektimin e Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Raporte progresi, krahas për Maqedoninë, do të ketë edhe për Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë- Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Turqinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button