Kë mund të zgjedhë Donald Trump për zëvendëspresident nëse fiton nominimin?
Kë mund të zgjedhë Donald Trump për zëvendëspresident nëse fiton nominimin?

Donald Trump nuk e ka fituar ende nominimin presidencial republikan, por konkurrenca tashmë po nxehet për vendin e dytë.
Aleatët dhe madje disa ish-rivalë të ish-presidentit kanë filluar të bëjnë paraqitje të rregullta në fushatën elektorale, duke mbledhur mbështetje, duke u zotuar për besnikërinë e tyre dhe – me sa duket – duke i ofruar Trump audicionet e tyre për zëvendëspresident, shkruan BBC.
Vetë Trump ka qëndruar mjaft i heshtur për kandidatin e tij të preferuar, duke thënë në Fox News të shtunën se nuk kishte “ngut” në përzgjedhjen e tij. “Kjo nuk do të ketë fare ndikim”, tha ai.
“Personi që mendoj se më pëlqen është një person shumë i mirë, mjaft standard. Unë mendoj se njerëzit nuk do të befasohen aq shumë, por do të thosha se ka një shans 25% që të jetë ai person”, tha Trump.
Ndërsa Trump nuk tregoi diçka konkrete për atë që do të jetë zëvendësi i tij nëse fiton nominimin, ja një vështrim i republikanëve të mundshëm që mund të jenë në listën e ngushtë.