KE: “Përzierja në punët e brendshme, e papranueshme”
Komisioni Evropian konsideron se vendet anëtare nuk duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të shteteve të tjera anëtare ose jo të BE -së, në asnjë rrethanë. Kështu tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinant e pyetur rreth deklaratës së një dite më parë të presidentit bullgar, Rumen Radev. Ky fundit ndër të tjerat kërkoi që qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kanë shtetësi bullgare, të regjistrohen si shtetas bullgarë.
Asnjëherë nuk është e pranueshme që një vend t’i diktojë diçka një tjetri. Ne duam të zgjidhet kjo çështje dypalëshe, për shkak të së cilës Bullgaria nuk pranon të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Kjo ishte tema, për t’i dhënë shtysë të dyja vendeve, është shumë e rëndësishme për ne që të gjëndet një zgjidhje në mënyrë që të mos vonohet procesi”, tha Dana Spinant, zëdhënëse e KE-së.








