KE porosi për 80 milionë doza shtesë të vaksinës “Moderna”

Komisioni Europian ka dyfishuar porosinë e tij për vaksinën “Moderna” kundër COVID-19 duke porositur 80 milionë doza të tjera, njoftoi sot vetë kompania.

“Ekzekutivi i BE-së tashmë ka nënshkruar një kontratë për 80 milionë doza, me mundësinë për të dyfishuar shumën që ka marrë”, tha “Moderna” në një deklaratë.

Kjo do të thotë se Komisioni Europian ka siguruar 160 milionë doza në total, me të parat që mbërrijnë në fillim të 2021, nëse Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e miraton vaksinën.

LEXO EDHE:

Back to top button