KE: Pozicioni i Serbisë ndaj agresionit rus në Ukrainë, mund të ndikoj në procesin integrues

KE: Pozicioni i Serbisë ndaj agresionit rus në Ukrainë, mund të ndikoj në procesin integrues

Komisioni Evropian (KE) tha se pozicioni i Serbisë rreth agresionit rus ndaj Ukrainës mund të ndikojë në procesin e integrimit evropian të vendit. Kreu i njësisë së Komisionit Evropian për Malin e Zi dhe Serbinë, Michael Miller, vuri në dukje kushtet për përparimin e Serbisë në procesin e bisedimeve për anëtarësim, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe dialogun me Kosovën, por gjithashtu theksoi se çështja e vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë, do të merret parasysh. “Ka pasur një evolucion shumë domethënës në kontekstin gjeopolitik dhe pozicioni i Serbisë ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë do të jetë një element thelbësor për t’u shqyrtuar. Serbia është e vetëdijshme për pritjet e BE-së lidhur me harmonizimin, përfshirë masat kufizuese kundër Rusisë”, ka deklaruar Miller në mbledhjen e Komitetit të politikës së jashtme të Parlamentit Evropian, ku u diskutua një projekt-rezolutë për Serbinë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Serbisë po i krijohen probleme të mëdha dhe ajo po “paguan çmim shumë të lartë”, për faktin se është i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur asnjë masë kufizuese kundër Rusisë. “Ne i respektojmë shumë ata dhe janë tmerrësisht të rëndësishëm për ne, por mos u zemëroni, qytetarët e Serbisë dhe Kuvendi i Serbisë janë shumë më të rëndësishëm për ne”, tha ai./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button