Kedira zbulon 5 mesfushorët më të mirë të historisë, 3 prej tyre kanë luajtur te Barcelona

Ish-futbollisti i Real Madridit, Sami Kedira, zbuloi në një intervistë për BBC pesë mesfushorët më të mirë të historisë, sipas tij. Në listën e tij gjendet një idhull personal, disa rivalë dhe një lojtar që ka mundur ta shohë vetëm në video. Ajo që bie në sy është se tre prej tyre kanë luajtur për Barcelonën.

Në vendin e pestë, Khedira ka vendosur Ronaldinjon.

“Ai ishte lojtari i parë i Barcelonës që mori duartrokitje në ‘Bernabéu’”, – kujton gjermani.

Në vendin e katërt është një prej bashkëkombësve të tij, Franc Bekenbauer.

“Nuk e kam parë kurrë të luajë, vetëm në video, por edhe pasi u tërhoq së luajturi, ai vazhdoi ta ndryshonte futbollin”, -shpjegoi Khedira.

Spanjolli Andrés Iniesta mban vendin e tretë dhe merr lëvdata të mëdha nga Kedira.

“Kam luajtur shumë herë kundër tij dhe nuk e humbiste kurrë topin. Pasimet e tij, driblimet e tij… Nuk kam parë asgjë të ngjashme në fushë, as para dhe as pas tij”.

Në vendin e dytë, Kedira ka zgjedhur një tjetër ish-lojtar të Barcelonës, duke theksuar periudhën e tij te Napoli dhe me Argjentinën, Diego Maradona.

Në krye të listës së tij, Kedira ka vendosur Zinedin Zidanin.

“Ishte idhulli im. Kam parë çdo ndeshje të tij me Real Madridin dhe gjithashtu me Francën, kur fitoi Kupën e Botës më 1998. Ai e bënte futbollin të dukej shumë i lehtë. U përpoqa ta imitoja, por kurrë nuk munda të bëja si ai”. /Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button