Keita largohet nga Verder Bremeni dhe huazohet te skuadra hungareze
Karriera e futbollistit Naby Keita nuk doli ashtu siç pritej nga ai. Futbollisti guineas, është afër largimit nga Verder Bremen dhe pritet të nënshkruajë me gjigandin hungarez, Ferencvaros. Sipas Fabrizio Romano, Keita do i bashkohet skuadrës në formë huazimi për një vjet me opsion blerje, dhe ka përfunduar po ashtu testet mjekësore.
Keita, kishte qenë pjesë e skuadrave si RB Lajzig, ku tregoi formë të lartë duke ndihmuar skuadrën të ngritej në Bundesligë dhe të kualifikohej në Ligën e Kampionëve.
Ai më pas ju bashkua Liverpullit në vitin 2018, ku kishte marrë edhe numrin e Zherardit, ndonëse kishte fituar trofe të shumtë me “The Reds”, Keita nuk arriti të tregonte formën e tij sikurse te Lajpcigu, ku kishte pasur lëndime të shumta./IndeksOnline/