Keita rikthehet në Bundesligë, befason me zgjedhjen e ekipit

Futbollisti, Naby Keita është duke punuar me agjentët e tij për ta gjetur një skuadër të re. Pas largimit nga Liverpuli, Keita tani është “lojtar i lirë” dhe po shikon ofertat që ka në tavolinë.

Sipas “Sky Sport”, mesfushori 28-vjeçar dëshiron kthimin në Bundesliga dhe tashmë ka filluar bisedimet me skuadrën e Verder Bremenit.

Keita ishte transferuar te Liverpulli gjatë vitit 2018 me shifër rekrod prej 60 milionë euro nga RB Lajpcigu, por nuk doli transferim i qëlluar nga Jurgen Klop.

Vlera e tij tashmë ka rënë në 17 milionë euro, por te Verder Bremen mund ta ketë hapësirën e nevojshme. /Lajmi/

LEXO EDHE:

Back to top button