Kejn, fitues i “Këpucës së Artë” në Premierligë

Sulmuesi i Totenhamit, Hari Kejn ka arritur të fitojë “Këpucën e Artë” për edicionin 2020/21. Sulmuesi anglez realizoi dhe asistoi në ndeshjen e fundit ndaj Lester Sitit (2- 4).  Me këtë gol, Kejn këtë edicion në Premierligë, e mbyll me 23 gola dhe 14 asistime.

Kjo nënkupton që Kejn ka fituar “Këpucën e Artë” për këtë edicion, derisa për të është hera e tretë në karrierë. Ndërkohë, pas tij u rendit ylli i Liverpullit, Mohamed Sallah me 22 gola.

Totenhami nga ana tjetër, përfundoi në pozitën e shtatë në tabelë.

LEXO EDHE:

Back to top button