“Kejn më i vlevshëm për Bajernin se sa Levandovski”

“Hari Kejn është sigurisht më i rëndësishëm dhe më i vlefshëm për Bajern Munihun se sa Levandovski,” ka thënë ish-portieri i bavarezëve, Sep Maier.

Dy futbollistë të ndryshëm mund të përkufizohen si Hari Kejn dhe Robert Levandovski, të dy fanatikë goli. Por jo, Maier vendosi të zbulojë mendimin e tij shumë personal, duke thënë se anglezi është më i fortë dhe më e rëndësishëm se polaku.

“Në verë supozohej se ai do të ishte i suksesshëm te Bajerni, por paraqitjet e tij tashmë janë të jashtëzakonshme. Nuk kam pothuajse asnjë fjalë. E veçanta e Kejnit, që e dallon atë nga të gjithë sulmuesit e tjerë, është mënyra se si ai punon për lojtarët e tjerë, për shokët e skuadrës.

Pikërisht për këtë arsye më pëlqen të them se ai tashmë e ka mësuar se çfarë është Bavaria”, tha Maier për Sport1.

 

“Hari Kejn është perfekt për stilin e futbollit që ekziston në Bundesliga dhe për këtë arsye e konfirmoj se ai është shumë më i çmuar se Levandovskit,” tha mes tjerash Maier.

 

Statistikat konfirmojnë një gjë të tillë se në 22 ndeshje të luajtura, ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar 8 asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button