Pas fitores 2-1 ndaj Boka Juniors, sulmuesi i Bajern Munihut, Hari Kejn, foli për kanalet zyrtare të klubit.
“Ishte një paraqitje e shkëlqyer nga djemtë. E dinim që nuk do të ishte e lehtë me këtë vapë. Pjesa e parë ishte vërtet e mirë, duhet të kishim qenë në avantazh me dy ose tre gola. Në të dytën ishte më e vështirë, ata na vunë pak në presion dhe fituan vrull, por sapo shënuan, ne e kthyem situatën në favorin tonë.
Ishte fantastike ta shënoja atë gol dhe të vulosja kualifikimin. Është një turne i gjatë, luajmë kundër skuadrave më të mira në botë. Qëndrimi ynë është gjithmonë se duhet të japim maksimumin. Deri tani po shkon mirë në këtë kompeticion,” tha mes tjerash Kejn








