Keni probleme me mizat dhe insektet? Me këta dy përbërës nga kuzhina do t’i largoni nga shtëpia juaj

Keni probleme me mizat dhe insektet? Me këta dy përbërës nga kuzhina do t’i largoni nga shtëpia juaj

Temperaturat e larta përshpejtojnë zhvillimin e mizave nga vezët në formën e rritur

Vera është periudha e vitit kur gëzojmë ditët e ngrohta dhe mbrëmjet e gjata në natyrë, por bashkë me to shpesh vjen edhe një dukuri e bezdisshme – mizat dhe insektet që pa pushim futen nëpër shtëpitë tona. Zhurma e tyre dhe fluturimi i vazhdueshëm përreth mund ta prishin qetësinë dhe përpjekjet për t’i larguar shpesh janë të lodhshme.

Përveç shqetësimit, mizat mund të paraqesin edhe rrezik për shëndetin, sepse ato i vendosin vezët në materiale organike në dekompozim, përfshirë mbeturinat, kompostin apo mbetjet e rrëshqitshme që mund të gjenden në koshat e riciklimit. Temperaturat e larta e përshpejtojnë zhvillimin e tyre, duke mundësuar që miza të kalojë më shpejt nga veza në formën e rritur.

Megjithatë, një influencuese ka ndarë një truk të thjeshtë me të cilin, vetëm me dy përbërës nga kuzhina, ka arritur t’i largojë mizat nga shtëpia pa shumë mundim, shkruan Daily Express, përcjell Telegrafi.

Bunmi Scott postoi në Instagram se së fundi ka provuar metodën e Nancy Birtwhistle për krijimin e një repelenti natyral, dhe rezultatet e kanë entuziazmuar. “Një nga mënyrat më natyrale për të larguar mizat: gjysmë limoni, karafil dhe kaq është”, ka thënë ajo në videon e publikuar. Mjafton të merrni një gjysmë limoni të prerë dhe të ngulni në të disa karafila.

Mizat dhe insektet nuk e përballojnë erën e kombinimit të limonit dhe karafilit, ndaj kjo i largon në mënyrë efektive. Në komente, shumë ndjekës kanë konfirmuar se truku ka funksionuar. “Definitivisht funksionoi tek unë, do ta bëj këtë gjatë gjithë verës. Truku më i mirë ndonjëherë”, ka shkruar një përdoruese.

“Funksionon! Nuk kam parë miza për dy ditë. Është brilante, provojeni!”, ka shtuar një tjetër. Truku fillimisht është ndarë nga ëmbëlsirëbërësja britanike Nancy Birtwhistle. “Insektet tërhiqen nga aroma. Nëse lini ushqim jashtë, ato do të vijnë duke e ndjerë erën. Nëse afër jush ka erë të pakëndshme, për shembull nga kafshët shtëpiake apo ndonjë mbetje e prishur, mizat do ta gjejnë. Por ato e urrejnë erën e agrumeve dhe të karafilit”, ka shpjeguar Birtwhistle.

LEXO EDHE:

Back to top button