Kentucky ndalon me ligj abortet

Grupet për të drejtat e abortit i janë drejtuar gjykatës në Kentucky për të rikthyer shërbimet e abortimit pasi dy klinikat e fundit kanë sinjalizuar se nuk mund ta kryejnë procesin për shkak të ligjit. Legjislatura e dominuar nga republikanë ka kthyer ligjin që ndalon abortin, mirëpo grupet e të drejtave për abort kanë kërkuar nga gjykata që ta bllokojë ligjin.

Kentucky u është bashkuar disa shteteve amerikane që kanë ashpërsuar ligjet kundër aborteve, teksa disa shtete demokrate kanë punuar për t’i lehtësuar abortet. Më shumë se gjysma e aborteve të kryera në Kentucky janë si rezultat i procedurave mjekësore.

Ligji i ri i miratuar të mërkurën, obligon gratë që të kontrollohen personalisht nga një doktor para se të marrin ilaçet për abortim.

Grupet për të drejtat e abortit kanë thënë se ligji i ri shkel privatësinë e pacientëve pasi gratë nuk kanë mbrojtje ndaj ekspozimit të identitetit të tyre teksa ofrojnë informacionet personale te klinikat.

LEXO EDHE:

Back to top button