Këpuca e Artë, Gyokeres para Mbapes dhe Sallah

Kanë mbetur shumë pak deri tek përfundimi i sezonit 2024/25 dhe gara për “Këpucën e Artë” po bëhet gjithnjë e më entuziaste. Një garë që do t’i përfshijë tre lojtarë deri në minutat e fundit të sezonit, i cili do të përfundojë në këtë fundjavë.
Mohamed Sallah e humbi primatin në renditje tri javë më parë, ndërsa u kalua nga Viktor Gyokeres, i cili i ka realizuar 39 gola dhe është në krye përkundër koeficientit më të ulët në krahasim me atë që sigurojnë Top-5 ligat evropiane.
Por, aty është edhe Kilian Mbape, i cili e kaloi egjiptianin (i cili do të luajë sonte), ndërsa e sheh veten vetëm gjysmë pike prapa sulmuesit suedez të Sporting Lisbonës, i cili e mbylli sezonin duke e fituar titullin e kampionit në Portugali. Prapa tyre ka mbetur Hari Kejn, derisa Mateo Retegui e zuri Robert Levandovskin në vendin e pestë.
Gara për Këpucën e Artë
Viktor Gyokeres (Sporting) (koeficienti 1,5) 58,5 pikë
Kilian Mbape (Real Madrid) 58
Mohamed Sallah (Liverpull) 56
Hari Kejn (Bajern Munih) 52
Robert Levandovski (Barcelona) 50
Mateo Retegui (Atalanta) 50