“Këpuca e Artë”, Kejn shton distancën me Mbapen dhe Haalandin

Hari Kejn është i pakapshëm dhe duket se po shkon drejt fitimit të “Këpucës së Artë” europiane. Sulmuesi anglez dominoi derbin në Bundesligë duke shënuar dopietë tjetër dhe shkëputet kësisoji nga Kilian Mbape. Bomberi anglez ka shtuar 2 gola të tjerë, ndërsa francezi ishte jashtë fushe dhe diferenca tani është 14 pikë. Podiumin e mbyll Erling Haaland, me 44 pikë.

Serie A ruan vendin në “top 10” falë Lautaro Martinez. Sulmuesi kryesor i kampionatit italian, i dëmtuar aktualisht, renditet i 8-ti me 14 gola, së bashku me Mejson Grinvudin,  Deniz Undav, Zhoakin Paniçelli, Antoan Semenjo dhe Darko Lemajiç.

Pikët llogariten duke shumëzuar numrin e golave me koeficientin e UEFA-s, sipas kampionatit përkatës: 2 pikë për golat në 5 ligat kryesore europiane (Angli, Itali, Spanjë, Gjermani, Francë), 1.5 pikë për vendet 6-22 (Holandë, Portugali, Belgjikë, Çeki, Turqi, Norvegji, Greqi, Austri, Skoci, Poloni, Danimarkë, Zvicër, Izrael, Qipro, Suedi, Kroaci, Serbi), dhe 1 pikë për të tjerët

Renditja aktuale:

1.Hari Kejn – 60 pikë
2.Kilian Mbape – 46
3.Erling Haaland – 44
4.Igor Tiago – 36
5.Luis Suarez – 33
6.Vedat Muriqi – 32
7.Vangelis Pavlidis – 30
8.Darko Lemajiç – 28
8.Mejson Grinvud  – 28
8.Lautaro Martínez – 28
8.Antoan Semenjo – 26
8.Deniz Undav – 26
8.Joaquin Panichelli – 26

LEXO EDHE:

Back to top button