“Këpuca e Artë”: Sallah në epërsi, por me më pak gola!?

“Këpuca e Artë” i jepet futbollistit që ka shënuar më shumë gola gjatë një sezoni në të gjitha ligat në Europë. Futbollisti i Liverpullit, Muhamed Sallah është duke kryesuar këtë listë me 27 gola.

Edhe pse sulmuesi egjipitan ka më pak gola se lojtari i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres (34), për shkak të koeficientit i prinë listës me 54 pikë, tri më shumë se lojtari suedez.

Në pozitën e tretë është Robert Levandovski. Sulmuesi i Barcelonës ka shënuar 25 gola dhe ka grumbulluar 50 pikë.

Hari Kejn me 24 gola qëndron në pozitën  4-të, i ndjekur nga sulmuesi i Atalanta-s, Mateo Retegui (23 gola/ 46 pikë).

LEXO EDHE:

Back to top button