Kërcënimet ruse, Zelensky: OKB duhet të garantojë sigurinë në termocentralin Zaporizhzhia

Kërcënimet ruse, Zelensky: OKB duhet të garantojë sigurinë në termocentralin Zaporizhzhia

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kombet e Bashkuara duhet të garantojnë sigurinë e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias, të pushtuar nga forcat ruse.

Komentet e tij vijnë pas bisedimeve me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, i cili aktualisht po viziton qytetin e Lviv në Ukrainën perëndimore, raporton BBC. Zelensky ka biseduar sot edhe me liderin turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua temës së shantazhit bërthamor të Rusisë në NPP Zaporizhzhia. Ky terror i qëllimshëm nga ana e agresorit mund të ketë pasoja katastrofike globale për të gjithë botën”, ka shkruar presidenti ukrainas ne rrjetet sociale.

“Prandaj, OKB-ja duhet të sigurojë sigurinë e këtij objekti strategjik, çmilitarizimin e tij dhe çlirimin e plotë nga trupat ruse”, shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button