Kërcënimi me jetë, Ganiu nuk e padit Asanin

Kërcënimi me jetë, Ganiu nuk e padit Asanin

Gazetar: Mefail Ismaili

Vasar Ganiu nuk do të bëjë padi private ndaj Muharrem Hasanit, të cilin e akuzon se disa ditë më parë e ka kërcënuar atë dhe Izet Mexhitin me jetë. Ganiu thotë për Alsat se ai dhe avokatët e tij habiten se si shteti nuk merr masa ndaj një zyrtari i cili denoncon se është i kërcënuar me jetë. Kreu i Çairit thotë se veprimet e këtilla dëshmojnë se drejtësia dhe institucionet në vend janë jofunksionale.

Për fat të keq, kjo është vetëm edhe një konstatim që Gjyqësia është e kapur, drejtësia është e kapur dhe ajo punon në mënyrë selektive. Aty ku duhet ti mbrojnë qytetarët, për ti mbrojnë funksionarët, me siguri se merr tjera masa, aty ku nuk duhet e bënë këtë masa të cilën e ka marrë për mua. Kështu që unë, para opinionit pasi ka pasur interes shumë të madh, vetëm dua që ti informojë që aktpadi private nuk bën Visar Ganiu, për shkak se unë jam njeri zyrtar dhe ajo është dashur me procedurë zyrtare të procedohet atë natë dhe të kërkohen të merren masa, u shpreh Visar Ganiu, BDI.

Kreu i Komunës së Çairit shton se mosveprimi i institucioneve dhe kërkesa e prokurorisë që Ganiu të bëjë padi private dëshmon se është bërë me porosi. Ai shton se deri më sot askush nuk e ka kontaktuar që t’i kërkohet falje dhe të ketë qetësi mes funksionarëve të BDI-së.

“Kjo tregon edhe një fakt që ata kur kanë guximin që një kryetari të komunës ti kanosen për likuidim, paramendon se me qytetarë të tjerë se çka mund të ndodhin në këto momente kur ju e dini se brenda për brenda ka mospajtime në parti ose mendime të ndryshme. Por mendimet ndryshe ata i cilësojnë ndryshe dhe kanë filluar me presione. Ju e dini, me shkarkimin e drejtorëve me ndërrimin e vendeve, tash kanë hyrë edhe tek administratorët që mendojnë ndryshe i ngucin. Por në këtë formë jam i bindur që nuk e kanë zgjedhur rrugën e  duhur dhe kjo formë tregon që ka një panik, ka një mosbesim dhe ajo do të shfaqet dhe do të dalë në realitet shumë shpejtë”, deklaroi Visar Ganiu, BDI.

Javën që kaloi, kreu i Komunës së Çairit, rreth orës 21.30 në mbrëmje e ka denoncuar për në polici, kandidatin për kryetar të BDI-së në Butel, Muharrem Asani për kërcënim. Ganiu tha se nga Hasani ka marrë thirrje telefonike ku i është thënë se “ai dhe Izet Mexhiti do të gjenden të paluar në rrugë”. Deklaratat e këtilla të Visar Ganiut i ka përgënjeshtruar Muharrem Hasani i cili në rrjetet sociale ka shkruar se akuzat ndaj tij janë të pavërteta. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button