Çmimi i naftës u rrit në pothuajse 102 dollarë për fuçi, për herë të parë që nga shtatori 2014. Çmimi i naftës bruto amerikane është në maksimum – 97,40 dollarë.
Bursat kanë shënuar rritje me 4.7 për qind të çmimit të gazit natyror si dhe të arit.
Çmimi i bitcoin ra nën 35,000 dollarë herët këtë mëngjes pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi një operacion ushtarak kundër Ukrainës. Sipas CoinMarketCap, bitcoin herët në mëngjes vlente 34,969 dollarë, që është 8 për qind më pak se një ditë më parë, raporton “CNN”.








